Gjirokastër, mbi 10 mijë emigrantë hynë gjatë 48 orëve
GJIROKASTËR- Mbi 10 mijë emigrantë kanë hyrë gjatë 48 orëve të fundit në pikat doganore të Kakavijës dhe të Sopikut në Gjirokastër dhe Tri Urat në Përmet, duke shënuar kështu fluksin më të lartë të muajve të fundit.
Burime zyrtare nga këto pika doganore bënë të ditur se për të evituar pritjet nga radhët e gjata policia shqiptare po punon me 10 sportele në hyrje, në një kohë që pala greke po punon me 5 të tilla.
Mësohet se policia shqiptare po bashkëpunon me atë greke për të shmangur radhët e gjata dhe marrjen e masave për lëvizjen e lirë të emigrantëve.
Në doganat shqiptare në jug kanë hyrë rreth 2500 automjete, ndërkohë që po merren masa që në ditët në vijim të rritet numri i punonjësve dhe i sporteleve.
(e.m/BalkanWeb)