Basha risjell pas 11 vitesh PD-ne te qeverise kryeqytetin
Partia Demokratike rikthehet pas gati 11 vitesh në qeverisjen e kryeqytetit të vendit. Pas një fushate aktive në çdo rrugë të Tiranes, me çdo grup të interesit të Lulzim Bashës dhe të organizimit të disiplinuar në çdo qelizë të demokratëve të Tiranës, forca që qeveris vendin që prej 2005, ia ka dalë që në garën e 8 Majit të marrë dhe drejtimin e Bashkisë së Tiranes.
I shfaqur në këtë fushatë para katër muajsh me një program ambicioz, por që në çdo komponent të tij prekte në thelb problematiken me të cilën sot përballet çdo kryeqytetas në qendër a periferi.
Kryebashkiaku i ri shpalosi që ditën e betimit të tij në Këshillin Bashkiak programin e 100 ditëve të para, i cili në fakt ka të bëjë me hedhjen e themelit për programin e tij katërvjeçar, në të cilin premtohet miratimi i planit urbanistik të përgjithshëm për Tiranen brenda 12 muajve, ndërtimi i Unazës së Madhe në katër vite, Tramvaji, reduktimi i mbi 60 taksave e tarifave dhe ulja e atyre që mbeten nga 2 deri në 5 herë. Për herë të parë premtohet të krijohet Agjencia e Mbrojtjes së konsumatorit, e cila ndër të tjera synon t’u japë fund abuzimeve me çmimet. Një task-force për punësimin është pjesë e prioriteteve të Bashës për Tiranën.
Pikërisht infrastruktura rrugore, transporti dhe trafiku, tre problematika të lidhura ngushtësisht me njëra-tjetrën premtohen të zgjidhen
përfundimisht përmes Unazës së Madhe, Tramvajit, zgjatimit të Bulevardit, nga Politekniku deri tek bregu i lumit, nënkalimet dhe mbikalimet. Paralel me gjithë këto projekte premtohet të hapen dhe 30 mijë vende pune.
Basha premton se Tirana e zhvilluar do të nisë nga lagjet e saj me asfaltimin e rrugëve dhe krijimin e hapësirave të gjelbra dhe këndeve të lojërave për fëmijët. Hipotekat në dorë brenda 6 muajve të parë të mandatit, si dhe zhvillimin e pronës, për pronarët e rinj e të vjetër janë premtime puna për të cilat do të nisë seriozisht në 100 ditët e para.
Ndërtimi i shkollave të reja për 9-vjeçaren, dhe ndërtimi i një Korpusi të dytë Universitar kësaj here për Politeknikun janë pjesë e platformës për arsimin.
Zhvillimi i turizmit merr një tjetër dimension në programin e Bashës, ku në bashkëpunim me komunat fqinje do të krijohet rrjeti i destinacioneve të integruara turistike të zonës së Tiranës, i cili do të propozojë për turistët një Tiranë të vizitueshme gjithë vitin.
Përkundër Edi Ramës, i cili zgjodhi të mos konsideronte në garë atë që sot është kryebashkiaku i ri i Tiranës dhe zgjodhi të kërkonte në mbarë Shqipërinë votën politike për të cilën gjithashtu dështoi, Lulzim Basha u dha në dorë qytetarëve të Tiranës, premtimet e tij ambicioze së bashku me argumentet pse këto premtime janë të realizueshme.
Fushata e tij nisi me fazën e parë të dëgjimit në çdo lagje të Tiranes, për të vijuar me pas me prezantimin e ekipit të tij për drejtuesit e 11 njësive bashkiake, 7 prej të cilave sot i përkasin Aleancës për Qytetarin. Premtimet, idetë dhe mendimet u rrahën në debatet me intelektualët në kuadër të iniciativës për Tiranen, dhe për herë të parë në Shqipëri në disa Town Hall Meeting me qytetarët. Dhe nga fushata në periudhën zgjedhore deri në betimin e tij si kryebashkiak fraza që më shume qytetarët kanë dëgjuar prej tij është kjo
Dhe dëgjimi i qytetarëve do të vijojë në mënyrë të drejtpërdrejtë, tashmë, siç kishte premtuar në zyrën e kreut të bashkisë.