Te dehurit rrahin mjeket

Katër të rinj të dehur të moshës 20-24 vjeç janë arrestuar në flagrancë, pasi ushtruan dhunë fizike ndaj mjekëve të urgjencës të spitalit të Elbasanit.
Sipas policisë, 4 të rinjtë kanë shkuar në gjendje të dehur në qendrën spitalore të Elbasanit, por më pas situata është rënduar pasi të rinjë kanë humbur kontrollin dhe janë konfliktuar me mjekët, të cilët po përpiqeshin t'i vinin në ndihmë.
Mjekët janë detyruar të lajmërojnë policinë, por pavarësisht përpjekjes së policisë private që ndodhej pranë dhe personelit të urgjencës, vetëm ndërhyrja e tyre ka mundur të qetësojë situatën.
Uniformat blu kanë mundur të arrestojnë në flagracë katër të rinjtë Juljan Sulanjaku 20- vjeç, Klajdi Sulanjaku 23-vjeç, Migen Sulanjaku 24-vjeç dhe Elvis Tola 20- vjeç banor të fshatit Kucan të Elbasanit.