Basha prezanton nenkryetaren e Bashkise Jorida Tabaku

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha në ditën e parë të punës së tij si kryebashkiak i kryeqyteti ka prezantuar sot para medieve nënkryetaren e re të Bashkisë, zonjën Jorida Tabaku. Po sot zonja Tabaku ka dhënë dorëheqjen nga posti i zëvendësministres së integrimit dhe është njëkohësisht anëtare e Këshillit Bashkiak të Tiranës.
Kreu i Bashkisë, Basha pasi i ka uruar gazetarëve i mirëseardhjen në zyrën e Kryetarit t Bashkisë së Tiranës, i ka njohur ata me vendimin e tij.
“Dua t’ju njoh me vendim që kam marrë sot, për të emëruar zonjën Jorida Tabaku, nënkryetare të Bashkisë së Tiranës”, tha Basha. Ai bëri me dije se znj. Tabaku ka një përvojë akademike, është doktore shkencash e pedagoge në Universitetin e Tiranës, menaxhere e suksesshme e projekte të USAID, ka një përvojë me shoqërinë civile dhe natyrisht detyra e saj e fundit si zëvendësministre integrimit.
“Binda ime është se emërimi i zonjës Tabaku, është në përputhje të plotë me filozofinë e drejtimit të Bashkisë së Tiranës, që është shërbimi ndaj qytetarëve dhe vënie e interesave të qytetarëve të parën. Unë do ti kërkoj zonjës Tabaku të angazhohet me zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Puna jonë e përditshme do ët jetë afatgjatë. “, tha Basha në fjalën e tij.
Ndërsa nënkryetarja e re Bashkisë, Jorida Tabaku falenderoi kreun e Bashkisë për besimin në detyrën që i dha, por edhe qytetarët për mundësinë që i kanë dhënë për të qeverisur kryeqytetin.
“Do të punojmë bashkë për Tiranën. Motja jonë vendosja e qytetarëve të parët, nuk është vetëm një slogan, por një filozofi pune”, tha Tabaku.