E Diel, 1 Nëntor 2026

MASH: Maturantët mbetës do të ritestohen në vjeshtë

TIRANË- Ministria e Arsimit ka vendosr që t’i japë një mundësi të dytë maturantëve, të cilët kanë rezultuar mbetës në provimet e Maturës Shtetërore.

Sipas vendimit të ministrisë kjo kategori nxënësish do të ritestohet në sezonin e vjeshtës, gjë që do i’u japë mundësinë për të studiuar në Universitetin që dëshirojnë, duke mos humbur në këtë mënyrë vitin e ri akademik.

Të dhënat e Ministrisë së Arsimit tregojnë se në katër provimet e maturës, në dy lëndët me zgjedhje dhe dy të detyruara rezultuan mbetës rreth 7 mijë maturantë.

Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore pritet të udhëzohen për regjistrimin e maturantëve mbetës që dëshirojnë të riprovohen në sezonin e vjeshtës.

Ndërkohë ministria e Arsimit ka përcaktuar tre data provimesh për rreth 7 mijë maturantët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2011. Bëhet fjalë për datat 9, 13 dhe 17 shtator, muaj kur nis dhe viti i ri shkollor për arsimin parauniversitar.

Në provimin e Matematikës me notën 4 u vlerësuan 4.93% e maturantëve, ndërsa në provimin e Letërsisë mbetës ishin rreth 2.8 % . Në dy provimet me zgjedhje, numri i maturantëve mbetës ka qenë edhe më i lartë, 9 %.
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›