Gjirokastër, motorri përplaset me kamionçinën, 2 të plagosur
Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër. Një motorçikletë është përplasur me një kamionçinë dhe për pasojë janë plagosur drejtuesi i motoçikletës Dritab Katiraj 32 vjeç dhe një pasagjere, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur.
Menjëherë të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës ku po marrin edhe ndihmën mjekësore ndërsa policia ka shoqëruar edhe drejtuesin e kamionçinës Zaim Basha 50 vjeç.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë shkaqeve të aksidentit.