E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarret në Korçë, shfaqen 4 vatra të reja

Situata e zjarreve në qarkun e Korçës rëndohet me 4 vatra të reja zjarri. Ndërkohë që zjarret në Parkun Kombëtar të Bozdovecit dhe atë të Dardhës janë tashmë nën kontrollin e forcave të Shërbimit Pyjor, punonjës të komunës si dhe banorë të zonës, krejt ndryshe paraqitet gjendja në zjarret e reja që kanë përfshirë juglindjen.

Prefekti i Korçës Andrea Mano ka kërkuar me urgjencë ndërhyrje nga ajri, madje është nisur kërkesa zyrtare në Drejtorinë e Emergjencave Civile në Tiranë për nisjen edhe një herë të helikopterit turk për të vepruar në Parkun Kombëtar të Bozovecit. Duke iu referuar të dhënave të bëra publike nga prefekti i Korçës Andrea Mano gjatë orëve të fundit kemi 4 vatra të reja zjarresh dhe konkretisht në Hoçisht të rrethit të Devollit, Pepellash në Kolonjë, një vatër zjarri në rrethin e Pogradecit në afërsi të fshatit Trebinjë si dhe në rrethin e Korçës një vatër e re zjarri është në afërsi të masiveve pyjore të zonës tjetër turistike të Vikthuqit.
 

Dyshohet se këto zjarre masive në mënyrë të veçantë në parqet kombëtare dhe zonat turistike të jenë të qëllimshme. Prefekti i Korçës ka bërë apel për të gjithna institucionet, ndërsa i ka kërkuar dhe Drejtorisë së Policisë në Korçë gjetjen e shkaktarëve të kësaj masakre ekologjike ndër më të rëndat në mënyrë të veçantë në Bozodovec. Aktualisht një tjetër vatër zjarri që gjatë ditës së sotme është vënë në kontroll po punojnë rreth 80 forca, ndërsa në Parkun Kombëtar të Dardhës gjithashtu zjarri është reduktuar dhe vënë nën kontroll.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›