Fyle paralajmëron Beogradin: Ska BE pa arritur dialogun me Kosovën
Bruksel- Komisioneri për zgjerimin e BE- së, Stefan Fyle, ka paralajmëruar sërish Serbinë duke thënë se kushti i vetëm për antarsimin në familjen evropiane është të përmirësojë marrëdhëniet me Kosovën.
Në një deklaratë për mediat, pas takimit në Bruksel me nënkryetaren e qeverisë së Serbisë për integrime evropiane, Suzana Grubjeshiç, ai ka kërkuar që shteti Serb ti zbatojë të gjitha marrëveshjet që ka arritur me Kosovën.
Më tej Fyle e ka cilësuar si mjaft të rëndëishme arritjen e dialogut mes dy vendeve, pasi sipas tij kjo do të sjellë stabilitet në rajon.
Ndërkohë dy ditë mëparë, për këtë çështje presidenti serb Tomislav Nikoliç u takua me raportuesin e Parlamentit Evropian për Serbinë, Jelko Kacin.
Nikoliç dhe Kacin thanë se rruga evropiane e Serbisë ishte një prioritet dhe një dialog i nivelit të lartë politik në mes të Beogradit dhe Prishtinës duhet të krijohet sa më shpejt të jetë e mundur.
Presidenti serb tha se ka ende dyshime në interpretimin e marrëveshjeve që janë nënshkruar nga qeveria e mëparshme serbe dhe mosmarrja pjesë në konferenca izolonte Serbinë, duke theksuar se në të njëjtën kohë ëndrra për tiu bashkuar BE-së ishte e çdo politikani serioz në Serbi por sipas tij nuk përqafohet me çdo kusht,- tha zyra e presindentit serb në një deklaratë.
Nga ana tjetër siç raporton B92 zoti Kacin vlerësoi lëvizjet e qeverisë serbe të ndërmarra deri më tani në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, duke theksuar se lufta për reformimin e gjyqësorit duhet të mbetet një prioritet për qeverinë.
Nikoliç dhe Kacin ranë dakord se paqja dhe stabiliteti në rajon ishin një kusht i domosdoshëm për përparimin e mëtejshëm dhe për një jetë më të mirë për qytetarët. Raportuesi i PE-së tha gjithashtu se pajtohet me presidentin Nikoliç se korrupsioni sistematik iste një kancer i shoqerisë.
Ai tha se beson se qeveria aktuale dhe presidenti mund të çojnë përpara Serbinë. Duke folur për gazetarët pas bisedimeve me zotin Nikoliç, Kacin tha se Serbia vetë mund të arrijë në sundimine ligjit dhe se Evropa ska ndërmend të ndërhyjë në punet e saj të brendshme. Kacin tha se beson se Serbia do ta ndërmarrë këtë hap vendimtar.
/IDEA/