Ligji i ri për avokatinë, Sandër Simoni: Fund zvarritjes së gjyqeve

Inisiatori i ndryshimeve në ligjin për avokatinë, Sandër Simoni vlerëson se projekti i miratuar një ditë më parë nga Qeveria, do ti japë fund një herë e mirë zvarritjes së procesve gjyqësore për shkak të mungesës së mbrojtësve.
Kreu i Gjykatës së Krimeve të Rënda, në një intervistë për Ora News thotë se ashpërsimi i masave ndaj avokatëve, do ti japë frymëmarrje proceseve të rëndësishme gjyqësore, të cilat kanë mbetur peng për shkak të shtyrjes.
Kryegjyqtari Simoni zbulon se ligji i avokatisë do të pasohet më një sërë ndryshimesh të tjera në kodin e procedurës penale.
Një ditë më parë, Qeveria miratoi projektin e hartuar nga Ministria e drejtësisë dhe Dhoma e Avokatëve që parashikon ndëshkimin me gjobë, heqje të licencës deri te pezullim të ushtrimit të aktivitetit, të avokatëve që bëhen pengesë për shtyrjen e proceseve gjyqësore, apo që kanë kryer shkelje të tjera gjatë ushtrimit të detyrës.