Kuvend ceshtja e pronave perplas Topallin me Rucin

Projektligji "Për disa ndryshime në ligjin "Për të drejtën e privatizimit të truallit shtetëror në përdorim dhe për taksën mbi të drejtën e përdorimit të tij" përplas i politikisht kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kreun e Grupit parlamentar Socialist Gramoz Ruçin. Ndërsa për asnjë moment lidhur me ligjin në shqyrtim socialistët nuk ngritën asnjë problematikë, por folën në përgjithësi për procesin ende të papërmbyllur të kthimit dhe kompensimit të pronave. Duke parë rrjedhën që morën diskutimet, kryeparlamentarja ndërhyri duke e cilësuar hipokrizi qëndrimin e socialistëve.
Se çfarë përmban projekt-ligji i qeverisë e sqaroi ministri i Financave, Ridvan Bode, ndërsa u konstatoi gjithashtu se opozita nuk ka asgjë për të thënë mbi nismën dhe orvatet duke bërë politikë në boshllëk.
Ministri i Drejtësisë Halimi theksoi se demokratët në fakt po zhbëjnë atë që e cilësoi gjëmë të madhe që familja politike e socialistëve u bëri pronarëve, duke bërë dhe krahasimin me 8 vitet e qeverisjes së tyre.
Sipas Ministrisë së Financave janë depozituar 400 kërkesa për blerjen e truallit ndaj dhe është e domosdoshme shtyrja me një vit e afatit të shitjes së truallit shtetëror për objeket e privatizuara apo ish-pronat e kooperativave bujqësore. Të dhënat flasin për 28 mijë hektarë truall që pritet të shitet.