E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vellai plagos vellane ne Tale te Lezhes

Një grindje mes dy vëllezërve Makaj nga Talja e Lezhës ka degraduar me përdorimin e armës nga njëri prej tyre. Vincens Makaj 37 vjeç ka qëlluar me një plumb në dorë vëllain e tij 34 vjeçar Artur Makaj, i cili ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Lezhës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas burimeve policore autori ka qenë në gjendje të dehur, por nuk saktësohet për motivet e këtij konflikti familjar që përfundoi me perdorimin e armëve. Policia vazhdon hetimet për zbardhjen e rastit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›