E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirane i ze korenti ne kabine vdesin dy te rinj

Pasditen e sotme kanë humbur jetën dy persona. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Krrabë këtu në kryeqytet tek antenat e telefonisë. Sipas informacioneve paraprake Valter Hasmuca 21 vjeç dhe A. Peçi 18 vjeç kanë rënë në telat e tensionit të lartë. Dyshohet se dy viktimat po vidhnin telin elektrik dhe kjo ka shkaktuar edhe kontaktin e tyre me telat e tensionit të lartë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po heton për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›