Tirana, vend i i mirë për blerje apartamentesh?
Kompania David Stanley Redfern ka arritur në konkluzionin se Shqipëria është vendi më i mirë për të blerë apartamente ose pasuri të patundshme, të paktën për këtë vit. Shumë investitorë kërkojnë të blejnë prona në këtë vend pasi monedha e cila përdoret pritet të zëvendësohet nga euro deri në vitin 2014. Si rrjedhim çmimet e apartamenteve pritet të vazhdojnë të rriten me ritme të shpejta në 5-10 vitet e ardhshme.
Sipas kompanise arsye për të blerë pasuri të patundshme në Shqipëri është edhe fakti se çmimet janë ndër më të lirat në Europë, ndërkohë që klima është fantastike.
Në kryeqytet zona më e preferuar është zona përreth liqenit artificial. Manxheri i operacioneve i kompanisë ndërkombëtare David Stanley Redfern, Jason Killingback erdhi në Shqipëri dhe bleu disa prona të cilat i vuri në shitje vetëm për pak kohë në websiten e tij. Ai i la vetëm për pak kohë dhe i hoqi nga publikimi me mendimin për ti shitur në një kohë të dytë kur vlera e tyre, sipas tij do të rritet.
Zona përreth liqenit po zhvillohet me ritme të shpejta dhe çmimi për një apartament të thjeshtë 1+1 është afërsisht 40 mijë paund, të paktën çmimi që ofron për Anglezët David Stanley.
Zona tjetër atraktive per anglezin është zona e Dajtit. Ai thote se pamja nga Dajti është fantastike dhe një apartament 1+1 nuk kushton më shumë se 26 mijë paund.