E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manjani: Qeveria ka rikthyer trafikun

 

Ylli Manjani Kryetari i Komisionit të Ligjeve i PS-së ka reaguar sot ndaj raportit të departamentit të shtetit amerikan, ditën e djeshme nga mediat. Në fakt ai ka akuzuar qeverinë si shkak për kthimin e trafiqeve të qenieve njerëzore. “Është keqqeverisja e vendit shkaku kryesor i rikthimit të trafikut të qënieve njerëzore. Ky konstatim aspak i mirë është bërë zyrtarisht edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Ne jemi të shqetësuar për hapat prapa që ka bërë shteti në lutë kundër trafikut të qënieve njerëzore. Jemi të shqetëuar për gratë, vajzat dhe fëmijët që vazhdojnë të trafikohen nga krimi i pandëshkuar i qeverisë.”- u shpreh Manjani në një konferencë për shtyp. Ai tha se PS-ja është e shqetësuar edhe për faktin se qeveria nuk i ka ndëshkuar trafikantët. Manjani ka thënë se qeveria duhet të japë më shumë siguri dhe garanci në këtë drejtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›