Spahiu: Imuniteti nxit korrupsion, sjell pabarazi
TIRANË- Pengesë kushtetuese për garantimin e barazisë para ligjit dhe nxitës të korrupsionit në politikë dhe gjyqësor. Duke e karakterizuar në këtë mënyrë imunitetin e gjyqtarëve dhe politikanëve, numri dy i KLD-së, Kreshnik Spahiu ka ritheksuar qëndrimin e tij për eleminimin e kësaj barriere dhe heqjen e imunitetit.
Gjatë fjalës së tij në një tryezë te Bashkimit Europian dhe Komisionit Europian për imunitetin, Spahiu ka garantuar se KLD është e gatshme të ofrojë të gjitha kapacitetet në favor të këtij debati dhe gjetjen e një zgjidhjeje të shpejtë.
Imuniteti është shndërruar në një pengesë kushtetuese. Ai ka hskaktuar pabarazi të theksuara të qytetarëve me politikanët dhe gjyqtarët, duke i bërë ata pjesë e dorës së dytë në shoqëri dhe të paprekshëm nga ligji. Kjo pabarazi duhet të shuhet përfundimisht, pasi ka nxitur rëndë korrupsionin politik dhe atë gjyqësor- tha ai.
Sipas tij heqja e imunitteit ëhstë cështje e ditës, pasi me dhjetëra inisiativa, kontrolle, inspektime nuk kanë eficensë apo rezultat, pasi ato minimizohen në probleme disiplinore duke pamundësuar luftën kundër korrupsionit.