BSH,Fullani:Ekonomia e stabilizuar dhe në rritje
TIRANË- Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka deklaruar sot se ekonomia jonë mbetet e stabilizuar dhe shënon rritje. Gjatë fjalës së tij në konferencën e bankave, Fullani ka theksuar se stabiliteti i ekonomisë shqiptarë është pasqyrë e masave dhe politikabe monetare dhe fiskale të marra në kohën e duhur.
Kriza ishte e jashtëzakonshme të tilla ishin edhe masat që ne ndërmorëm tha Fullani, duke shtuar se ishte pikërisht falë këtyre masave që sistemi bankar tregoi se është i aftë t`i përballojë rreziqet që i kanoseshin.
Sipas Fullanit, në krahasim me periudhat e shkuara, ekonomia ka vijuar rritjen pozitive në intervalin 3.4-4.4 për qind. Ai garantoi se Banka e Shqipërisë do të vazhdojë mbështetjen edhe më tej të rritjes ekonomike.