Te rinjte ne skene Skrami Me premiera deri ne nentor

Teatri Kombëtar ka hapur dyert për konkursin vjetor të të rinjve. Drejtori i Teatrit, Kristaq Skrami thotë se për regjisorët dhe aktorët e rinj ka shumë mbështetje, por pak hapësira. Megjithatë sipas tij, që nga qershori kur fillon paraqitja e projekteve e deri në muajin nëntor skena e vogël e teatrit do të presë krijimet e artistëve të rinj.
“Mbështetja nuk mungon, si nga ne si nga ministria, por ka pak hapësira. Që nga qershori deri në muajin nëntor, skena e vogël e teatrit dhe rekuizita do të jenë në dispozicion të tyre”-thotë ai.
Skrami e sheh pozitivisht ecurinë e këtyre artistëve, disa prej të cilëve kanë arritur të bëhen pjesë e stafit të aktorëve të punësuar në teatër.
“Kur ka filluar edhe sezoni i shfaqjeve tona, shpesh ndjejmë konkurrencën e këtyre artistëve të rinj”-thekson Skrami.
Në muajt e frundit premierat e mirëfillta të realizuara në Teatrin Kombëtar kanë pasur në kastën e aktorëve, artistë të brezit të ri.
Aurela Papadhima