E Shtunë, 31 Tetor 2026

700 nxënës në Fushë Bulqizë në pritje të fillimit të shkollës

Shkolla ende nuk ka nisur për disa objekte arsimore në të cilat vijojnë punimet për rikonstruksion. E tillë është dhe shkolla e arsimit 9 vjecar në Fushë Bulqizë, ku rreth 700 nxënës po qëndrojnë në pritje për të filluar shkollën. 

DIBER-Të paktën 700 nxënës të arsimit 9 – vjecar kanë mbetur pa mësim në fshatin Fushë Bulqizë. Shkak për këtë është bërë mungesa e mjediseve për vijimin e mësimit, pasi objekti ekzistues është në rikostruksin. Punimet kanë nisur vetëm një muaj më parë dhe nuk kanë përfunduar. Kryetari i komunës Fushë Bulqizë, Isuf Curri tha se në fund të muajit shtator punimet do të kenë përfunduar dhe shkolla do të jetë e gatshme të presë nxënësit për vitin mësimor 2009 – 2010. “Me të gjitha përpjekjet tona nuk arritë ta fillojmë në 14 shtator vitin e ri shkollor, por ramë dakort me zyrën arsimore dhe me anë të shkresës drejtuar Ministrisë së Arsimit, që ta shtymë fillimin e shkollës edhe me 10 ditë. Shkolla do fillojë në 29 shtator me kushte bashkëkohore, edhe pse punimet do vazhdojnë akoma procesi mësimor nuk do pengohet”, u shpreh kryetari i komunës Isuf Curri. Ndërkohë duket se nisja e punimeve në prag të vitit shkollor, në disa objekte arsimore në qarkun e Dibrës është bërë një problem më vete. Ministria e Arsimit nuk ka siguruar bazën e nevojshme materiale për objektet që kanë përfunduar rikonstruksionin.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›