Pedagogët: Jo studentë nën notën 6, ose ikim nga puna
Pedagogët e Universitetit "Ismail Qemali" në Vlorë akuzojnë MASH se po kërkohet të nëpërkëmbet dinjiteti dhe personaliteti i Senatit të këtij universiteti dhe kërcënojnë me largim nga puna. Pedagogët: Vendimi, që të rritet cilësia.
VLORE- Pedagogët e universitetit Ismail Qemali në Vlorë kanë dalë sot me një deklaratë të përbashkët për shtyp duke e quajtur të arsyeshme vendimin e senatit të këtij universiteti për të mos pranuar në auditore asnjë maturant që ka mesataren në notën 6, dhe duke kërcënuar madje me largim nga puna nëse vendimi i tyre nuk respektohet.
Në këtë deklaratë ndër të tjera thuhet: “E theksojmë edhe njëherë se ky vendim u mor me dëshirën e mirë që të rritet cilësia e përgatitjes së studentëve në këtë universitet, pra, në përgjigje të realizimit cilësor të përgatitjes së specialistëve të lartë.”
Pedagogët e cilësojnë të “pafalshme” deklarata e drejtoreshës së Arsimit të Lartë në këtë Ministri, zj. Elida Hoxha, dhe deklarojnë se kanë vepruar në bazë të ligjit.
“Me këtë vendim askush nuk ka të drejtë të abuzojë duke e konsideruar atë si një masë diskriminuese kundër nxënësve të shkollave të mesme. Ne i rekomandojmë zonjës drejtoreshë të lexojë me kujdes ligjin ku thuhet “Institucionet e arsimit të lartë kanë të drejtë të përcaktojnë kritere të veçanta për përzgjedhjen e kandidatëve, të cilët kanë mbaruar Maturën Shtetërore, për t’u pranuar në ciklin e parë të studimeve. Këto kritere bëhen publikisht të njohura nga institucionet e arsimit të lartë të paktën një vit para fillimeve të pranimeve të radhës në institucion”.- vazhdon deklarata e pedagogëve.
Ato shtojnë se ligji ne fjalë është miratuar ne Parlamentin shqiptar në vitin 2007 dhe në fund të deklaratës kërcënojnë se në të kundër do të largohen nga puna.
“Nëse na detyrojne dhe na bejne presion që ta shkelim këtë ligj, atëhere ju bëjmë me dije që për neve nuk ka vend të punojme në një universitet ku neperkembet dinjiteti dhe personaliteti i Senatit dhe stafit akademik nga institucionet qendrore me urdhra arbitrare institucionale”, perfundon deklarata per shtyp e stafit akademik te ketij universiteti.
(s.g/BalkanWeb)