E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, pas mesnate qyteti zhytet në errësirë

GJIROKASTER- Sapo afron mbrëmja qyteti i Gjirokastrës, pjesë e trashëgimisë botërore UNESCO zhytet në errësirë. Në rrugën kryesore mungon ndriçimi ndërsa kalimi i këmbësorëve bëhet mjaft i vështirë duke qenë se infrastruktura e akseve pubike përfshin rrugica me kalldrëme karakteristike.

Mungesën e ndriçimit, bashkia e justifikon me koston e lartë ëpr një shërbim të tillë. Nga ana tjetër si një qytet mjaft i frekuentuar nga vizitorë të huaj, në cdo periudhë të vitit, vlerat historike e kulturore po zbehen në sytë e këtyre të fundit për shkak të mungesës së ndriçimit.

Përfaqësuesit e bashkisë pohojnë se në shumë lagje, kryesisht në zonat e sipërme e në rrugicat e brendshme rrjeti ndriçues mungon tërësisht për shkak të amortizimit.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›