E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, pishinate vetjma mënyrë përtë përballuar vapën

GJIROKASTËR- Gjirokastritët freskohen në pishina. Duket se ato janë mundësia e vetme, më e mirë për ti bërë ballë temperaturave të larta e për tu argëtuar. Janë 3 pishina të cilat janë të tejmbushura nga banorët e qytetit.

Largësia infrastrukturore për të arritur vijën bregdetare bën që numri i banorëve që shkojnë në pishina cdo ditë të jetë në nivele të larta.

Sipas drejtuesve të pishinave ditët më të frekuentuara janë ditët e javës, ndërsa duket se fundjava i gjën banorët e Gjirokastrës në qytetin e Sarandës.

Gjirokastra është një vend që nuk të ofron shumë përsa i përket argëtimit e në pamundësi të detit kjo është mënyra e vetme për të larguar vapën, pohojnë qytetarët frekuentues.

Po sipas drejtuesve të pishinave në Gjirokastër, janë kryesisht familjarët të cilët zgjedhin këtë vend për shkak se janë afër me qytetin.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›