Itali, në pranga 3shqiptarë të akuzuarpër vjedhje
ITALI- Kanë përfunduar në pranga tre shqiptarët e ndjekur dje nga policia në Pezaro të Italisë, qytet në bregetin e Adriatikut, pjesë e rajonit Marche. Ndjekja përfundoi me përmbysjen e një makine të karabinierëve dhe plagosjen e dy ushtarëve, tashmë të shtruar në gjendje të rëndë në spital. Sipas agjencisë së lajmeve ANSA, ajo që i tradhtoi tre shqiptarët e dyshuar për disa vjedhje, ishte pikërisht makina e përdorur gjatë arratisjes, e gjurmuar në lokalitetin Case Bruciate, e cila iu nënshtrua një kontrolli të menjëhershëm.
Tre shqiptarët që sapo kishin zbritur nga një tjetër makine, tentuan të hapin në distancë dyert e makinës dhe pikërisht në atë moment u hodhën në aksion karabinierët. Sipas policisë, shqiptarët reaguan me shqelma e grushta, por në fund, iu vunë prangat. Sipas agjencisë ANSA, ata janë Spartak Gjoka, 28 vjec dhe banues në Misano Adriatico, Gentjan Loku, 23 vjec klandestin dhe Altin Prenga, 32 vjec.
Në automjetin e tyre u gjetën edhe 6 celularë, bizhuteri dhe 3650 euro në kartmonedha, që dyshohet të jenë fryt i ndonjë vjedhje nëpër banesat e vëna në shënjestër nga kjo bandë në zonën mes Riminit dhe Bolonjës.
(m.a/News24/BalkanWeb)