E Diel, 1 Nëntor 2026

Papunësia në Eurozonë, nivel rekord rritje

Shifrat zyrtare të Bashkimit Evropian tregojnë se shkalla e papunësisë në Eurozonë është rritur në nivelin rekord të të gjitha kohërave, që është 10.7 për qind.

Të dhënat e agjencisë Eurostat tregojnë se 16.9 milionë burra dhe gra kanë qenë nën statusin e të papunit gjatë muajit janar në zonën prej 17-anëtarësh.

Kjo është një rritje për 1.4 milion njerëz në krahasim me janarin e vitit 2011.

Rritja e papunësisë vjen në kohën kur Eurozona vazhdon të luftojë për tejkalimin e krizës së borxheve.
 

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›