E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shkrin bora, bllokohet sërish rruga Lekas-Voskopojë

KORCË- Bllokohet sërish rruga që lidh komunën Lekas në Korcë me Voskopojën e zonat e tjera. Shkak janë bërë masivet e dëborës, e cila është në proces shkrirje.

Masivet kanë rënë në një gjatësi për 4 km të kësaj rruge, konkretisht nga Voskopoja deri në vendin e quajtur Kullat e Gjergjovicës.

Kjo e ka bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve në këtë segment rrugor, duke mbyllur edhe komunikimin me komunën Lekas. Aktualisht po punohet nga Drejtoria e Rrugëve rurale me 2 mjete për hapjen e rrugës.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›