Autoriteti i Ushqimit: Të gjitha produktet me ambalazh letre
TIRANË- Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kërkon që të gjitha produktet ushqimore si djathi, mishi, gjalpi, sallamrat, si dhe cdo gje tjetër që kërkon ambalazh të shitet me ambalazh letre dhe jo qese plastike.
Një masë e tillë u kërkua më parë për bukën, ndërsa Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç inspektimeve të tij, kërkon edhe ndërgjegjësimin e vetë qytetarëve.
"Gjatë inspektimeve vihet re një zëvendësim në masë i ambalazhit plastik me një letër organike të çertifikuar. Kjo vihet re në disa qytete të vendit, por në Tiranë, ku ka një numër më të madh qytetarësh dhe biznesesh, ndryshimi është më i vogël. Nga ana tjetër, duhet të ketë edhe ndërgjegjësim qytetar për këtë lloj ambalazhi, që duhet të përdoret jo vetëm për bukën, por edhe për tërë produktet ushqimore",- tha Manjola Vraja, inspektore në sektorin e ushqimit pranë AKU-t.
Por, përveç ambalazhit që duhet detyrimisht të jetë i çertifikuar për kontakt me produktet ushqimore, specialistë të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit theksojnë domosdoshmërinë e etiketës në gjuhën shqipe, ku të jenë të mirëpërcaktuar përbërësit, vendi i prodhimit, data e skadencës e të tjera.
(el.me/BalkanWeb)