Topi dekoron disa ish të përndjekur politik

Presidenti i Bamir Topi dekoroi sot ish të përndjekur politikë dhe figura me kontribute për demokracinë shqiptare. Të dekoruarit kanë qenë aktivë në lëvizjet e 1990, për përmbysjen e regjimit diktatorial, ndërsa disa të tjerë kanë qenë të përndjekur politikë të cilëve u jepet titulli pas vdekjes. Kreu i shtetit nderoi me Medaljen “Martir i Demokracisë”, Mark e Gjergj Nikoll Sokolin me motivacionin: “Për sakrificat dhe qëndresën e papajtueshme ndaj diktaturës komuniste, deri në aktin sublim të dhënies së jetës për liri dhe drejtësi.
Me Medaljen “Pishtar i Demokracisë”, u dekorua Ardian Elezi, ndërsa me “Medaljen e Mirënjohjes”, u nderuan Raif Elezi, zotin Gëzim Kalaja, Adrian Kati, Ylli Tasi, Ylli Tabaku, Feim Tamaz Iljazi (Boshanji dhe Yllbardh Bodinaku. Ku i fundit u nderua me motivacionin: “Për trimërinë, dhe vetëmohimin e treguar në ngjarjen e 2 Korrikut 1990, të shpërthimit të dyerve të ambasadave perëndimore nga qytetarët, që kërkonin shndërrime demokratike në vendin tonë, duke i dhënë kështu goditjen e parë e më të fortë diktaturës komuniste”.
Të dekoruarit dhe familjarët e tyre, falenderuan e për vëmendjen dhe përkujtimin e vazhdueshëm që u bën ish-të përndjekurve politikë si dhe figurave me kontribute të veçanta atdhetare.
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori i Mbretërisë së Danimarkës Karsten Ankjaer Jensen, Avokati i Popullit, Igli Totozani, drejtues të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, etj