Gjirokastër, problematika ndotja nga plehrat
Ndotja mbete problem për qytetin e Gjirokastrës dhe më shqetësuese situate është në përrenjtë e qytetit të cilët janë mbingarkuar me mbeturina të hedhura nga banorët e zonave praën tyre. Ndërrmarja komunale e qytetit ka ndërhyrë disa herë për pastrimin e zonave problematike, por është ballafaquar me vështirësi për shkak të terrenit, por edhe për shkak të municioneve të hedhura bashkë me mbeturinat të cilat i kanë hasur shpesh punëtorët e pastrimit duke vënë në rrezik jetën e tyre.
“Brenda tyre, sikurse na tregojnë dhe qytetarët, por në raste të veçanta kemi qenë edhe vetë prezentë në atë periudhë ka municione të cilat bëhen shkak për mosndërhyrjen nga ana jonë sepse janë burim aksidentesh. Janë të lutur qytetarët të bëjnë kujdesin e duhur. T’I hedhin mbeturinat në koshat e plehrave që dhe ne t’u vijmë në ndihmë” thotë drejtori i Komunales, Perparim Kore.
Rreziku për përhapjen e epidemive është prezent i ndihmuar edhe nga temperaturat e larta të verë. Situata është më problematike pranë kalasë ,aty ku edhe numri turisteve që vizitojne keshtjellen “Argjiro” është i lartë.
Floreta Ligu < I mëparshmi