E Diel, 1 Nëntor 2026

Rregjistrim i ri i popullisë, Lohan: Të ruhet privatësia

Instituti i Statistikave të Shqipërisë do të zhvillojë vitin e ardhshëm rregjistrimin e popullsisë dhe banesave. Në një seminar të organizuar për këtë qëllim ambasadori i BE-së në Tiranë Helmut Lohan kërkoi që të bëhet shumë kujdes me ruajtjen e privatësisë.

“Rregjistrimi I popullsisë është një process shumë I rëndësishëm për vendin, por duhet të bëhet kujdes në ruajtjen e privatësisë që është shumë themelore në këtë process. është e rëndësishme ruajtja e privatësisë së personave që do të plotësojnë pyetësorin e të dhënave personale” tha Lohan.

Ndërsa Ministri për Inovacionin dhe Teknologjinë e Informacionit e të Komunikimit Genc tha se:“Jep informacione të qarta e të larmishme, sensusi që kësaj here është më I plotë se herët e tjera dhe të japi edhe një panoramë të qartë e të kuptueshme për gjithë vendin duke barazuar cilësinë e larminë e të dhënave si për Tiranën ashtu dhe për një fshat të vogël qindra kilometra larg saj”.

Qëllimi kryesor i Rregjistrimit të Popullsisë është të japë një panorame aktuale dhe të saktë të realitetit demografik, ekonomik dhe social në vend. Buxheti total është parashikuar në vlerën prej afro 15 milion Euro. Ky rregjistrim nga pikëpamja teknike sjell si risi hedhjen e të dhënave nëpërmjet sistemit të skanimit, një teknikë moderne kjo. Regjistrimi i fundit i popullsisë në Shqipëri u krye në vitin 2001. Azhornuar së fundi ( e premte , 18 qershor 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›