Ndotja, rritet numri i të sëmurëve nga mushkritë në Korçë
Viti 2010 ka shënuar një rënie të ndjeshme të nivelit të ndotjes në qytetin e Korcës por përsëri ai mbetet mbi nivelet normale. Në uljen minimale të nivilit të ndotjes kanë ndikuar rreshjet e shumta si dhe ulja e numrit të ndërtimeve. Aparatuara e matjes së nivelit të ndotjes e sapo mbërritur në Drejtoria e Shëndetit Publik në Korcë konfirmon këtë dhe mban në monitorim nivelin e ndotjes në qytet. Niveli i lartë i ndotjes ka ndikuar në dyfishimin e të pacientëve më sëmundjet e mushkrive.
“Për 3- mujorin e parë kemi një ulje të ndotjes për arsye se pluhuri në madhësinë 10 mikron ka një ulje prej 10 mikrogramë në krahasim me vitin 2009. Nga një studim që kemi bërë ne si institucion rezulton se numri I të sëmurëve kronikë me sëmundjet e mushkrive vjen në rritje. Po ashtu numri I azmave bronkiale në qytet në krahasim me fshatin është dy herë më i madh” thotë Jani Bukuroshi, specialist pranë Shëndetit Publik.
Drejtoria e Shëndetit public në Korcë është përqëndruar në bashkëpunimin me institucionet përkatëse për verifikimin dhe ndëshkimin e faktorëve ndotës të mjedisit.Në monitorimin e vitit 2009, në nivel republike Korca renditej e dyta pas tiranës për nivelin e ndotjes.
Albana çakshiri
< I mëparshmi