Juristët kundër "Venecias": Ka handikap, e vështirë
TIRANE- Juristë dhe politikanë të dy partive kryesore në vend, PD-së dhe PS-së nuk e vlerësojnë si të përshtatshme idenë e hedhur nga Eduard Kukan, kreu i delegacionit të Parlamentit Europian për Europën Jug-Lindore.
Kukan propozoi që Kolegji t'i drejtohet Komisionit të Venecias, për marrjen e një vendimi profesional në lidhje me rezultatin e Tiranës.
Për konstitucionalistin, Luan Omari "kjo është një procedurë e komplikuar". "Edhe në rastin më të mirë, nëse komisioni do të pranojë ta shqyrtojë këtë çështje, kjo zgjat disa muaj. Pra, ka një handikap të madh. Ka një procedurë të caktuar", - shpjegoi juristi.
Sipas tij, çështja duhet të kalojë disa hallka deri në diskutimin e saj, në seancën e posaçme të komisionit të Venecias, gjë që mund të zgjasë 3-4 muaj. Sipas tij, Komisioni i Venecias edhe mund të mos e pranojë ta marrë në shqyrtim si çështje, sepse sipas tij, "mund të thotë që nuk jam kompetente apo të thotë nuk ka probleme kushtetuese".
Ndërkohë, ish-kryetari i gjykatës Kushtetuese, Fehmi Abdiu e quajti dje vështirë të realizueshme këtë ide. "Nuk është e rekomandueshme që të shkohet deri te komisioni i Venecias për çështje të thjeshta gjyqësore. Komisioni i Venecias nuk është organ gjyqësor i vendit tonë. Venecias mund t'i drejtohemi vetëm në raste të veçanta. Them se më shumë ka qenë një mendim i mirë për të ndihmuar palët, por vështirë të realizohet, por gjë që nuk bëhet, nuk ka.
Ai si variant është i pranueshëm, i qëndrueshëm, nëse të dyja palët janë dakord, por ai variant do të sjellë vonesa, punë që edhe nuk pret. Komisioni i Venecias nuk zgjidh emergjenca. Nuk besoj të marrë përsipër Komisioni i Venecias një çëhstje konkrete shqiptare. Ai maksimalisht mund të japë opinione të karakterit kushtetuese, teorik", tha Abdiu.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)