E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, rëndohet situata nga zjarri në fshatin Peshkëpi e Sipërme

Rëndohet situata nga zjarri në fshatin Peshkëpi e Sipërme, në Gjirokastër.

Zjarri ka rrethuar fshatin dhe ka vënë në rrezik banorët, forcat e rendit dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit
 

Në ndihmë të forcave të zjarrëfikësve kanë shkuar edhe banorët e fshatit të cilët me mjete rrethanore po përpiqen të shuajnë zjarrin.
 

Ata kanë kërkuar ndihmë nga ajri pasi terreni i vështirë dhe era janë duke favorizuar flakët.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›