Minatorët vijojnë grevën, ende asnjë marrëveshje

Minatorët e Bulqizës vijuan sot ditën e 21-të e grevës së urisë dhe gjendja e tyre shëndetësore paraqitet e rëndë.
Ende nuk ka ende asnjë mirëkuptim me kompaninë ACR dhe asnjë ndërhyrje të qeverisë por minatorët u bëjnë thirrje shoqërisë civile dhe diplomatëve perëndimore që të ndërhyjnë për të ndihmuar.
Panvarësisht takimit të përfaqësuesve të minatorëve me Administratorin e kompanisë ACR, Giga Bedineishvili dy ditë më parë sërish nuk u arrit një marrëveshje, pasi përfaqësuesit e minatorëve e konsideruan ofertën e ACR, si jo institucionale.
Ndërsa Administratori i kompanisë e vlerësoi si pozitiv takimin me përfaqësuesit e minatorëve duke thënë se kishin rënë dakord për hartimin e një memorandum mirëkuptimi.
Ndërkohë 14 minatorë të vazhdojnë të qëndrojnë “të ngujuar” në nivelin e 14-të të minierës së Bulqizës duke kërkuar rritje page 20-40%, kushte më të mira pune si largimin nga detyra të përfaqësuesit të "ACR".