Hidhen nga kati i 8-të nënë e bijë
Irma Daullja, 22-vjeçare është hedhur dje nga kati i tetë bashkë me vajzën e saj duke shkaktuar një tragjedi të dyfishtë në Kavajë. Ngjarja ndodhi mëngjesin e djeshëm. Dy viktimat u gjetën në trotuarin para pallatit ku banonin në lagjen nr.5 të Kavajës. Vdekja e dy viktimave ndodhi rreth orës 05:30 të mëngjesit. Nga hetimet paraprake të policisë dyshohet se Irma Daullja dhe vajza e saj V.D. janë hedhur nga tarraca e pallatit 8-katesh, ku ato banonin. Si pasojë e përplasjes së fortë me trotuarin ato kanë pësuar hemorragji të brendshme çka brenda pak minutash u ka shkaktuar vdekjen. Burime nga policia thanë se kryefamiljari, Mikeljan Daullja ka qenë në gjumë në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Sipas deklarimeve të tij në polici, 28-vjeçari e ka mësuar ngjarjen vetëm kur është zgjuar për të shkuar në punë dhe nuk ka parë në shtëpi as gruan as vajzën e vogël. Më pas duke kontrolluar në shtëpi ka parë derën e hapur dhe është ngjitur në tarracë, ku gjithashtu dera ishte e hapur. Nga tarraca lart ka parë të shtrira në tokë gruan dhe të bijën dhe ka zbritur për t’u ardhur në ndihmë. Në këtë kohë ato kanë ndërruar jetë brenda pak minutash. Rreth orës 06:30, Mikeljan Daullja ka lajmëruar policinë e Kavajës për ngjarjen dhe më pas ka kërkuar edhe një autoambulancë. Sipas burimeve ndihma ka qenë e kotë për nënën dhe vajzën e saj pasi ato kishin vdekur para se policia të shkonte në vendin e ngjarjes.BASHKESHORTI NE POLICIPër më shumë se tetë orë, bashkëshorti e babai i viktimave është mbajtur në Komisariatin e Policisë së Kavajës, ku është marrë në pyetje duke dhënë deklarime të hollësishme për ngjarjen. Ai është shoqëruar në orën 06:30, fillimisht si i dyshuar, por gjatë deklarimeve ka rezultuar se paraprakisht Irma Daullja është vetëhedhur nga tarraca e pallatit, bashkë me të bijën, në kohën kur i shoqi ishte në gjumë. Deklarimet e Mikeljan Daulles janë verifikuar si të vërteta edhe pas zbardhjes së bisedave telefonike që ai ka bërë me të vëllain për të shoqen, ku flitej për një sëmundje psikike të saj. “Rreth orës 03:30 Irma u zgjua dhe filloi të fliste përçart. Mendova se kishte parë ndonjë ëndërr të keqe dhe i thashë të shtrihej, por ajo vazhdoi të fliste”, ka deklaruar në polici 28-vjeçari Daullja, bashkëshorti i gruas së vdekur. Më pas ai ka cituar disa nga fjalët që kishte thënë bashkëshortja e tij gjatë natës: -Babain tim po e kërcënojnë se duan t’i marrin pronat. Unë nuk kam vëllezër që ta mbrojnë, ata i kanë ndërruar në maternitet.- Këto janë disa nga ato fjalë që 22-vjeçarja i kishte thënë bashkëshortit, por edhe kunatit të saj, të cilin e kishte marrë në telefon. Burime nga policia sqaruan se të njëjtat fjalë janë deklaruar në polici edhe nga vëllai i Mikeljan Daulles, kunati i viktimës, i cili është pyetur gjithashtu për ngjarjen. Por për të vërtetuar nëse ishte një ujdi që kishin bërë dy vëllezërit, policia ka sekuestruar telefonat e të dyve dhe janë zbardhur disa telefonata të rëndësishme. Nga zbardhja e thirrjeve të fundit telefonike, ka rezultuar se mes dy vëllezërve është diskutuar për një sëmundje psikike të 22-vjeçares, e cila nuk ishte kuptuar në asnjë moment veç mëngjesit të djeshëm. “Pse kaq sëmurë paska qenë?” Kjo është një pjesë e bisedës që kanë bërë dy vëllezërit Alfred dhe Mikeljan Daullja në telefon me njëri-tjetrin. HETIMIPolicia dhe Prokuroria e Kavajës po hetojnë shkaqet që mund të kenë çuar në vetëvrasje 22-vjeçaren Irma Daullja, e cila ka vrarë edhe vajzën e saj 2-vjeçare. Sipas policisë bashkëshorti i saj, pinte vazhdimisht pije alkoolike, por sipas fqinjëve dhe familjarëve nuk ishin dëgjuar ndonjëherë të grindeshin. Nga këqyrja që i është bërë pas ngjarjes apartamentit ku jetonte familja Daullja, çdo objekt ka qenë në vendin e tij, duke hedhur poshtë dyshimet për një grindje mes çiftit. Sipas policisë dhe mjekëve ligjorë, në trupin e viktimës nuk janë parë as shenja dhune dhe nga autopsia nuk ka rezultuar konsumimi i ndonjë helmi, apo medikamenti, shenjë plumbi, apo mjeti të mprehtë. e.d“Jemi shokuar, Irma s’ishte e sëmurë”Flet daja i nuses:Nga autopsia nuk rezultoi vrasje QERRET - Bujar Bushi, daja i nënës 22-vjeçare, Irma Daullja e cila gjeti vdekjen dje, është i vetmi familjar i saj që nuk i është ndarë që nga momenti kur ka hipur në ambulancë bashkë me vajzën 2 vjeçe, e deri sa kanë dalë nga morgu i Durrësit. Duke folur në emër të gjithë familjes së Xhevat Kërçukut, babait të 22-vjeçares, në fshatin Qerret të Kavajës, Bujar Bushi shpreh tronditjen nga ngjarja e rëndë, njëkohësisht edhe habinë për një veprim të tillë të mbesës së tij. Ai tregoi dje për gazetën “Panorama”, se ka qëndruar gjatë gjithë kohës në morg, teksa mbesës së tij dhe vajzës së mitur u bëhej autopsia, duke dashur të shohë me detaje çdo rezultat që do të jepnin mjekët ligjorë. “Sipas mjekëve ngjarja rezulton vetëvrasje, autopsia nuk tregoi që ato mund të jenë vrarë. Por nuk e kuptoj se si mbesa ime arriti të bënte një veprim të tillë dhe të vriste edhe të bijën”, është shprehur Bujar Bushi gjatë intervistës në shtëpinë e familjes Kërçuku në Qerret. Ku ndodheshit kur mësuat për atë që i kishte ndodhur mbesës tuaj dhe vajzës së saj?Unë punoj aty afër lagjes ku banonte mbesa ime dhe në atë orë po dilja në punë. Pashë që policia dhe ambulanca ishin drejtuar për tek pallati ku ajo banonte dhe kureshtja se çfarë kishte ndodhur më shtyu që të shkoja menjëherë dhe të shihja. Kur u afrova pashë se Irma dhe e bija ishin të shtrira në trotuar dhe mësova nga policët që ato kishin vdekur. Në momentin kur po drejtohesha nga Mikeljan Daullja, burri i mbesës time, pashë që atë e futën në furgonin e policisë dhe u drejtua nga komisariati. Nuk po merrja vesh se çfarë kishte ndodhur por kur dy trupat e pajetë i futën në ambulancë, u prezantova se kush isha dhe shkova me ta deri në Durrës, tek morgu.çfarë ju thanë mjekët gjatë rrugës?Bashkë me mjekët ishin edhe disa policë dhe më shumë bisedova me ata. Më thanë se dyshonin që ato të ishin hedhur vetë nga tarraca e pallatit, i binte të ishin hedhur nga kati i nëntë. Por gjithsesi për të sqaruar rrethanat ishte shoqëruar edhe bashkëshorti i Irmës, i cili sipas tyre mund të ishte edhe shkaktar i ngjarjes, por gjithçka varej nga hetimet. Më dukej e habitshme gjithçka çfarë kishte ndodhur, sepse ata s’kishin pasur asnjëherë zënka me njëri-tjetrin, edhe pse Mikeljani shkonte vazhdimisht i dehur në shtëpi. Gjithashtu edhe vetëvrasjen e mbesës time nuk e kuptoj se përse ka ndodhur e për më tepër që ka marrë edhe vajzën me vete. Po ju për çfarë dyshoni realisht?Jo vetëm unë, por të gjithë të afërmit e saj që jemi mbledhur këtu në Qerret, nuk po i japim dot një shpjegim kësaj ngjarje. Na u tha që ajo vuante nga depresioni. Por kjo nuk është e vërtetë. Ajo nuk ka qenë asnjëherë e sëmurë mendore, ishte vajzë mjaft e qetë. Por edhe që të jetë vrasje, apo të jetë shtyrë nga dikush, nuk mund të besoj. Unë qëndrova në morg gjatë gjithë kohës kur po kryhej autopsia, por nuk rezultoi vrasje.çfarë iu thanë mjekët ligjorë pas kryerjes së autopsisë?Kam nga një kopje të raporteve paraprake të mjekëve, si të mbesës time ashtu edhe të vajzës së saj. Sipas këtyre verifikimeve, Irma kishte pësuar hemorragji të brendshme. Vajza e vogël kishte thyer njërën këmbë dhe kishte një frakturë në kokë. Por nga autopsia nuk rezultoi të kishin përdorur helm, nuk rezultuan shenja dhune në trupin e asnjërës, as shenja arme zjarri apo mjete të mprehta. Nuk mund të kuptoj se çfarë mund t’i ketë ndodhur mbesës time që mori një vendim të tillë. Shtëpia e dhuruar nga babai i 22-vjeçaresKAVAJE - Xhevat Kërçuku, babai i Irma Daulles, dhe gjyshi i 2-vjeçares V.D., të cilat ndërruan jetë mëngjesin e djeshëm, është pronar i disa hektarëve troje në bregdet. Pasi martoi vajzën me Mikeljan Daullen, Xhevat Kuçuku, nga fshati Qerret i Kavajës, si dhuratë për martesë iu bëri një apartament në një pallat të sapo përfunduar, pak metra larg qendrës së Kavajës, në lagjen nr.5. Prej disa muajsh çifti Daullja, të cilët fillimisht jetonin me qira, ishin akomoduar në këtë apartament, në katin e pestë të pallatit, i cili ishte regjistruar në emrin e Irma Daulles. Ata ishin në gjendje të vështirë ekonomike, por Xhevat Kërçuku kishte vendosur që të ndihmonte disi vajzën e tij 22-vjeçare, e cila kishte për të rritur edhe një vajzë të mitur. Duke qenë se ishte pa punë dhe bashkëshorti i saj Mikeljani nuk fitonte shumë para nga puna që bënte në një gomisteri në Kavajë, Kërçuku herë pas herë u dërgonte edhe ushqime, duke ua bërë jetesën disi më të lehtë. “Shtëpinë ua bleva unë, ua bëra dhuratë, sepse nuk ishin mirë ekonomikisht. Ata nuk ishin të pasur por as të varfër nuk ishin”, shprehet Xhevat Daullja, gjatë pritjes së njerëzve që shkonin dje për ngushëllim në shtëpinë e tij në Qerret. “Nuk e kuptoj se çfarë i ndodhi vajzës time, nuk po marr ende një shpjegim që të më mbushë mendjen vërtetë se çfarë i ndodhi”, flet mes lotësh babai i Irmës. “Gruaja ishte gjallë pas hedhjes nga kati i tetë, vajza vdiq”nga e derguara jone ne kavaje Etleva DeliaIrma Daulla, gruaja 22-vjeçare, e cila gjeti vdekjen dje pasi u hodh nga kati i tetë i pallatit ku banonte në Kavajë, kujdesej gjithë kohën për vajzën 2-vjeçare, e cila humbi jetën dje ashtu si nëna e saj. Gruaja 22-vjeçare jetonte prej pak muajsh në pallatin ku ndodhi ngjarja në lagjen nr.5 në Kavajë, por njihej mirë me fqinjët. Thuajse të gjitha gratë më të mëdha në moshë që banonin në atë pallat, thonë se Irma kujdesej shumë për vajzën e saj të vogël, edhe pse ishte vetëm 22 vjeçe. Për fqinjët e saj Irma Daullja ishte një nënë e përkushtuar, një grua që respektonte të tjerët dhe mbi të gjithë që ndryshe nga gratë e tjera të atij pallati, ajo shikonte gjithmonë vetëm punën e saj. Disa prej fqinjëve të viktimës, e cila humbi jetën mëngjesin e djeshëm bashkë me të bijën, duke u hedhur nga tarraca e pallatit 8-katesh, tregojnë se ajo nuk u është dukur asnjëherë që mund të kishte probleme psikike apo të vuante nga depresioni, ashtu siç dëgjuan nga policia. Përkundrazi, sipas tyre, ajo për të gjithë banorët që e njihnin ishte një nuse e re, por e zgjuar dhe e qetë. Madje disa prej tyre, nuk arrijnë të binden se ajo mund të jetë hedhur vetë nga tarraca e pallatit. Dëshmitarja okulare, e cila ka gjetur në oborrin e pallatit nënë e bijë, është Latife Ymeri, fqinje e viktimës. Ajo tregoi dje për gazetën “Panorama” se kishte dëgjuar diçka që kishte rënë nga pallati dhe më pas kishte parë nga ballkoni dy viktimat. Në çfarë kohe patë Irma Daullën dhe të bijën 2-vjeçare që kishin në trotuar?Ishte ora 05:15 a 05:30 e mëngjesit, nuk e mbaj mend mirë, por rreth kësaj ore ka qenë. Isha në gjumë dhe dëgjova një zhurmë, që mu duk sikur ishte vazoja që ra nga ballkoni. U ngrita nga krevati dhe për nja 5 minuta sa u vesha dola në ballkon. Pashë që vazoja nuk kishte rënë, ishte aty në parmakun e ballkonit. Instinktivisht, për të parë se çfarë kishte rënë në tokë që bëri atë zhurmë, zgjata kokën për të parë poshtë dhe pashë në trotuar të shtrira, një nuse të re me fëmijën e vet, por ishin përmbys dhe nuk i njoha dot se kush ishin.Na përshkruani momentin kur i patë, kishin shenja jete?Nuk ishin shumë afër njëra-tjetrës, mund të kishte mes tyre një distancë rreth një metër. Në pamje të parë, aq sa pashë unë nga lart mendova se mund të ishin lypsa dhe i kishte zënë gjumi në trotuar. Më erdhi keq kur i pashë ashtu dhe ika nga ballkoni në dhomë dhe mora në dollap një batanije për t’i mbuluar. Të paktën të mbuloja fëmijën e vogël se më erdhi keq, që po flinin aty në të ftohtë. Deri në këtë kohë arritët të kuptoni se kishin vdekur?Po siç ju thashë ato ishin të kthyera përmbys dhe unë nuk arrija të shihja dot gjë se çfarë kishte poshtë tyre. Kur mora batanijen që t’ua hidhja nga kati i dytë, i drejtohem gruas në distancë nga ballkoni, duke i thirrur: -O shoqe mbuloje vajzën! Dhe në atë moment pashë burrin e vet në këmbë që kishte zbritur dhe bërtiste: -O Valentina ime...! (I thërriste të bijës, 2-vjeçare.) Në atë moment kuptova se gruaja që ishte aty ishte Irma, fqinja ime. Zbrita poshtë dhe pashë që burri vazhdonte të bërtiste dhe të përsëriste të njëjtën frazë si më parë: -O Valentina ime...! Kur u afrova i njoha që ishte Irma me vajzën e vogël, 2 vjeçe, por përsëri mendoja se po flinin, edhe pse nuk kisha ndonjë arsye për të menduar se përse kishin fjetur jashtë. Si vepruat më pas ju? çfarë veprimesh bëri bashkëshorti i Irmës?Ju afrova gruas, e kapa nga krahu dhe iu drejtova: -Irma çohu, mos fli këtu! Në atë kohë Irma hapi syrin e majtë, siç ishte e shtrirë, më pa për pak sekonda dhe e mbylli prapë. Më pas iu drejtova burrit të saj që ishte poshtë, Mikeljanit: -Merri dhe çoji në spital! Edhe pse nuk e dija se çfarë kishte ndodhur. Ai më tha që nuk kishte makinë. Merre i thashë siç e ke, të paktën vajzën. Në atë moment kur e ngriti vajzën e vogël, pamë që ajo kishte pak gjak. Ndërsa e ëma nuk kishte gjak, siç duket mund të ketë pasur hemorragji të brendshme. Më pas i shoqi siç duket kishte lajmëruar policinë. Erdhi policia dhe ambulanca, më pas unë ika në punë. Të njëjtat gjëra kam deklaruar edhe në polici.