E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, rreth 12 mijë emigrantë hynë sot në Kakavijë

GJIROKASTËR- Pasditja e djeshme dhe dita e sotme shënuan numërin më të madh të emigrantëve që kane hyre në territorin tonë nëpërmjet pikës kufitare në Kakavijë.

Burimet zyrtare nga dogana e Kakavijës pohuan se ne 24 orët e fundit nëpërmjet kësaj pikë kanë hyrë 12 mijë emigrantë dhe 2700 automjete të ndryshme. Sipas këtij burimi edhe pse fluksi është i lartë nuk janë shënuar radhe dhe pritje të gjata.

Për të evituar pritjet dhe ardhjet po 8 sportele, ndërsa pala greke me 4 sportele. Ndërkaq zëdhënësi i drejtorisë së policisë kufitare në Gjirokastër, Gentian Mullai tha se drejtuesit e policisë shqiptare në Kakavijë janë në kontakt të vazhdueshëm me krerët grekë te kufirit, të cilët kanë premtuar shtim sportelesh dhe personeli në rast se ato aktualet nuk përballojnë dot fluksin.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›