E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 1300 fishekë pistolete

Fishekë pistolete / foto arkiv

Gjirokastër Në pikën doganore me Greqinë, policia kufitare shqiptare ka sekuestruar një sasi prej 1300 fishkësh pistolete.

Armatimi u gjet në automjetin tip Audi A4 që drejtohej nga Aurel Seiti.

Nga hetimet paraprake mësohet se Seiti synonte ti dërgonte fishekët në Patra me qëllim për ti shitur.

Mësohet gjithashtu se ai këto fishekë i kishte blerë në Ersekë dhe do t’i shiste për 1 200 euro. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›