Rama takime në Firence
Gjatë takimit Rama ka folur me detaje për programin e së majtës shqiptare “Për Një Rilindje Shqiptare”, si dhe format e ndryshme të bashkëpunimit në funksion të modernizimit të qeverisjes dhe ekonomisë.
Renzi ka ndarë me Ramën edhe vizionin e tij për ofertën e re të së majtës italiane, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim me Partinë Socialiste.
Në bisedën e tyre, u fol edhe për skandalin më të fundit të diplomës së djalit të Umberto Bossi-it, ku Renzi, u shpreh se të dyja vendet duhet të evitojnë që të kenë universitete që japin diploma false. Rama ka zhvilluar më herët një takim me të rinjtë shqiptarë studentë në Firence me të cilët ka biseduar për Programin “Për një Rilindje Shqiptare”.
Të rinjtë e kanë pyetur Edi Ramën se çfarë do të ndryshojë në Shqipëri me qeverisjen e Partisë Socialiste. /Start/
2012-05-05 08:44