PDIU: Serbia terror mbi shqiptarët në Preshevë
Në një reagim, kjo parti shpreh indinjatën e thellë për këto arrestime, teksa kërkon lirimin e shqiptarëve të prangosur orët e para të mëngjesit të sotëm nga xhandarmëria serbe.
“Arrestimet e kryera ditëve të fundit në komunën e Bujanocit nën akuzën për krime lufte janë qartazi një shprehje e mllefit hakmarrës të Beogradit për rikonfirmimin e pafajësisë të komandantit Limaj dhe bashkëpunëtorëve të tij si dhe një taktikë elektorale në prag të zgjedhjeve”, thekson reagimi.
Më tej thuhet se “me anën e kësaj manovre policore brutale në Luginën e Preshevës si dhe nxitjes së dhunës në veri të Kosovës trashëgimtari i lidershipit të partisë së Milosheviçit, Z. Ivica Daçiç është duke aplikuar një fushatë populiste ekstremiste që synon të rikthejë atmosferën e para një dekade për të mbledhur sa më shumë vota”. Sipas PDIU-së, arrestimet janë një farsë e bazuar në politike shoviniste të së kaluarës dhe nuk janë ndërmarrë për të vendosur drejtësi.
“PDIU beson se kjo valë arrestimesh në Luginën e Preshevës është një ripërsëritje e rastit të mësipërm dhe synon që ta mbaj të gjallë trysninë ndaj popullit shqiptar që jeton në këtë territor. Kjo klimë terrori bën që shqiptarët e dëbuar të mos kthehen madje që të tjerë shqiptarë të detyrohen të largohen duke çuar në një pastrim gradual etnik të këtyre trojeve shqiptare. Ne kërkojmë nga Brukseli dhe aleatët tanë perëndimor që të ushtrojnë presion ndaj Beogradit në mënyrë që të ndërpritet trysnia ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës dhe pakica shqiptare aty të gëzojë standardet evropiane të të drejtave të njeriut dhe të të drejtave të minoriteteve”, thekson më tej. /S.Ll/Start/
2012-05-04 16:44