E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, sekuestrohen 140 kg lëndë narkotike, 2 në pranga

GJIROKASTER -Sekuestrohen 140 kilogram droge nga Lazarati, arrestohen dy persona, shpallen ne kerkim 4 te tjere. Operacioni i koduar “Prita” eshte kryer ne oret e para te mengjesit ne malin e Sopotit, ku ka pasur dhe shkembim zjarri mes policise dhe grupit qe transportonte drogen nga Lazarati dhe grupit ne anen e rruges se Delvines qe priste te trafikonte drogen drejt Greqise.

Gjate shkembimit te zjarrit policia arrestoi Arben Ahmetin, i denuar 9 vjet ne Greqi po per trafik droge dhe Dhimitraq Rrapushin i cili priste ne automjet per ta derguar ngarkesen drejt shtetit fqinj.

Nderkohe 4 trafikante te tjere jane arratisur. Sipas policise, droga po transportohej nga Lazarati permes kafsheve, ndersa trafikimi i saj do te vijonte me automjet. Ne cilesine e proves jane sekuestruar gjithashtu dhe 4 arme zjarri dhe mjeti tip Isuzu.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›