E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tenderi, disa institucione pa karburant

Drejtoria e Përqendruar e Prokurimeve në Ministrinë e Brendshme, është ajo që kryen procedurat e blerjes së lëndëve dhe materialeve të nevojshme për kryerjen e detyrave nga institucionet.

Kjo drejtori, prej më se një viti është pa drejtues, megjithëse organet e tjera funksionojnë normalisht. Shkaku kryesor i vonesës së zhvillimit të tenderit janë vetë institucionet, pasi nuk kanë depozituar kërkesat e tyre. Një tjetër arsye, janë edhe problemet që ka pasur vetë kompania vitin e shkuar për furnizimin me karburant. Për pasojë, SHISH, Garda e Republikës, Policia dhe disa institucione të tjera u ndeshën me ndërprerje të furnizimit dhe tani që ankandi po vonohet, kanë mbetur pa rezerva.

Situata sa vjen e rëndohet në kohë kur mësohet se blera faktike e karburantit mund të vonojë të paktën edhe një muaj. Vetëm policia e Shtetit ka mbi 400 automjete të ngarkuara vetëm me detyra operative, si patrullime, shoqërime, etj, pa përmendur këtu automjetet që përdoren për nevoja të tjera. Në të njëjtën situatë gjendjet edhe Garda e Republikës, e cila ka përgjegjësinë e ruajtjes së personaliteteve dhe institucioneve të rëndësisë së veçantë. Për Ministrinë e Brendshme, nuk ka asnjë problematikë.

Sekretari i Përgjithshëm i kësaj ministrie, Florian Nuri, tha për “Panorama” se Ministria e Brendshme ka kërkuar që në janar nga të gjitha institucionet dokumentet e nevojshme për fillimin e procedurës. Sipas tij, me vendim të Këshillit të Ministrave, afati i fundit për marrjen e dokumenteve nga institucionet dhe nisjen e procedurave është 31 janari. /Start/

                                                                                             2012-03-04 08:42
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›