Shkatërrohet grupi i trafikantëve, 5 në pranga

Burime zyrtare nga policia bënë të ditur se në pranga janë vënë shtetasit Denis Birjani, Martin Çela, Nevil Lula, Oltjon Gruri dhe Alban Grori.
Në momentin e ndalimit, atyre iu sekuestruan 80 gramë kokainë, 5.4 gramë heroinë, 2.4 gramë kanabis sativa, 3 armë zjarri, municione, 4 automjete, 8 telefona celularë si dhe prerje të konsiderueshme lekësh dhe eurosh.
Sipas burimeve, gjatë hetimit ka rezultuar se bashkëpunëtorë në ketë aktivitet kriminal janë edhe shtetasit Gentian Kau dhe Blerim Qahjai, të arrestuar në Itali në nëntor 2011, të cileve iu sekuestrua 500 gramë lëndë narkotike kokainë, e trafikuar nga Shqipëria në Itali. Së bashku, të arrestuarit kanë organizuar, drejtuar dhe financuar veprimtari kriminale në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të narkotikëve me sasi të konsiderueshme në Tiranë dhe vende të tjera.
Gjithashtu, nëpërmjet finalizimit të këtij operacioni u bë e mundur parandalimi i dy vrasjeve të mbetura në fazën e përgatitjes, të organizuara nga ky grup i strukturuar kriminal, ndaj rivalëve të tyre për larje hesapesh.
Arrestimi i tyre u bë pas një hetimi 7-mujor, ndërsa po vijojnë hetimet për të identifikuar edhe persona të tjerë të përfshirë në trafikun e drogës.
/Start/E.B/
2012-03-03 18:46