Gjirokaster sekuestrohet 140 kg mariuane
Policia e Gjirokastrës gjatë një operacioni antidroge ka sekuestruar një sasi prej 140 kg lëndë narkotike mariuanë, si rezultatit i të cilit kanë përfunduar në pranga dy shtetas si dhe janë shpallur në kërkim 4 persona të tjerë si autorë të trafikut të lëndës narkotike. Operacioni i koduar “Prita” është kryer në orët e para të mëngjesit në malin e Sopotit, ku ka pasur dhe shkëmbim zjarri mes policise dhe grupit që transportonte drogën nga Lazarati dhe grupit në anën e rrugës së Delvinës që priste të trafikonte me kafshë drogën drejt Greqisë. Gjatë operacionit policia arrestoi, Arben Ahmetin, i dënuar 9 vjet në Greqi po për trafik drogë dhe Dhimitraq Rrapushin ,pjesëtar i grupit që transportonte lëndën narkotike. Ndërkohë 4 trafikantë të tjerë janë arratisur. Sipas policisë, droga po transportohej nga Lazarati përmes kafshëve, ndersa trafikimi i saj do të vijonte me automjet. Gjithashtu u sekuestruan katër canta të mëdha shpine të mbushura me nga 30 pako me lëndë narkotike gjithsej rreth 140 kilogramë mariuanë , si dhe tre kafshë që po transportonin lëndën narkotike.