Raporti per perfshirjen e grave ne politike
Në një raport të ri botëror për pjeswmarrjen e grave në politikë, Shqipëria ka një përmirësim të lehtë. Shqipëria, radhitet e 84-a mes mbi 100 vendeve të botës dhe e 82-a për pjesëmarrje në parlament me 22 anëtare mes 140 vendeve të parlamentit. Ndërsa për sa i përket numrit të grave të përfshira në politikë në të gjithë botën, raporti i bashkimit ndërparlamentar, një organizatë që bashkëpunon me OKB thotë se numri i grave të përfshira në politikë në gjithë botën është i pakët, me përjashtim në vendeve nordike, të cilat sipas raportit kanë barazi gjinore. Raporti thotë se numri i grave të zgjedhura në parlament vitin e kaluar nuk pasqyron ndryshimet dramatike politike në shumë pjesë të botës.
Raporti arrin në përfundimin se vitin e kaluar numri mesatar i grave të zgjedhura në parlament në shkallë globale ishte 19.5 për qind. Po ashtu thuhet se më pak se një ndër 5 parlamentarë janë gra në botë sot.
Raporti thotë se bota arabe ka mesataren më të ulët rajonale të grave në botë për pjesëmarrje me 10 për qind dhe numri i grave në qeveri nuk ka ndryshuar që nga viti 2005, me 7 për qind. Megjithëse zhvillimet në Afrikën Veriore dhe botën arabe kanë krijuar valë ndryshimi kudo në botë, por nuk kanë tronditur sistemin e vjetër politik.
Në raport thuhet se mjeti më efektiv për përfshirje më të madhe të grave në politikë aktualisht janë kuotat, një numër i caktuar paraprakisht për pjesëmarrje në jetën politike të grave.