Gjirokastër, shkrumbohet tërësisht fabrika e ambalazheve dhe kartopecetave
21/03/2009 Zjarri nga djegia e disa mbeturinave. Zjarrfikësit u lajmëruan me vonesë
Një investim i rëndësishëm i prodhimit të kutive të kartonit është djegur plotësisht në orët e mesditës se premte, në komunën e Dropullit të Poshtëm, rreth 17 kilometra larg qytetit të Gjirokastrës, pavarësisht temperaturave të ulëta dhe reshjeve të dendura të dëborës që po binte pa pushim. Ndërsa, banorët e rajonit jugor po përjetonin në prag të pranverës “huqet” e një dimri të vërtetë, një zjarr aksidental shfaqet në fabrikën “Kartopak-4”, duke nxjerrë të papunë rreth 20 punëtorë. Një dëshmitar okular, banor i fshatit Sofratikë, shprehet për gazetën “Metropol” se, tymi i zi në fillim është shfaqur rreth orës 10.30 të mëngjesit. “Në fillim mendova se kishim të bënim me një flakë të kontrolluar nga vet punëtorët dhe për fat të keq ajo u përhap me një shpejtësi të madhe”, thotë 40-vjeçari Vasili Qiqi. Sipas tij, në fillim punëtorët e fabrikës kanë luftuar për të minimizuar dëmin dhe në asnjë çast nuk kanë lajmëruar shërbimin zjarrfikës. “Këta të fundit janë lajmëruar me shumë vonesë dhe në qoftë se dikush do të ishte kujtuar më shpejt, dëmi do të ishte i vogël”, të shpjegon me pak fjalë Vasili. Në këtë biznes ishin punësuar 20 punëtorë, kryesisht nga qyteti i Gjirokastrës, me një rrogë mesatare rreth 25 mijë lekë. Sipas zyrës rajonale të Tatim-Taksave, ky biznes ishte në pronësi të shtetasit Vangjel (Jorgo) Vasos, banor i fshatit Sofratikë, i cili sikur të mos i mjaftonte “gjëma” që i ndodhi humbi edhe dy automjetet e tij. Lefter Qiriqi, shefi i SHMZSH, tha se, njoftimi është kryer në orën 10.58 nga një punëtor i kësaj fabrike dhe për të shkuar në vendngjarje është dashur rreth 15 minuta, duke llogaritur rrugë kombëtare që ishte veshur me dëborë. “Nuk e kuptoj si është e mundur që një fabrikë me përmasa të tilla, të lajmëroj me kaq vonesë shërbimit zjarrfikës”, pyet veten i habitur Qiriqi. Ndërkohë duke iu referuar burime zyrtare të policisë lokale, grupi hetimor ka konstatuar se zjarri është shkaktuar nga pakujdesia e punëtorëve, të cilët kishin djegur në oborr e mbeturinat dhe si pasojë e erës së fortë shkëndijat e zjarrit kanë përpirë pjesë tjetër”. E. Molla