E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhili i dhuron Juves nje stadium modern

Ndeshja kunder Romes, duhet te fitohet nga ana e Juventusit, sepse ne kete menyre bardhezinjte duhet te ndjekin Interin, ne krye te renditjes. Keto jane fjalet e drejtuesit te Juventusit, Xhovani Koboli Xhili, i cili beson ende ne fitimin e kampionatit, ne fund te ketij edicioni. Objektivi i Juventusit eshte titulli. "Une shpresoja dicka me shume ndaj Fiorentines - shtoi Koboli, - duke iu referuar ndeshjes kunder vjollcave. Dhe eshte e qarte se ne do te vazhdojme me te njejtin objektiv, per te fituar te gjitha trofete kua garojme aktualisht." Juventus nenshkroi marreveshjen per financimin me kredi, te ndertimit te nje stadiumi futbolli. "Une kam degjuar fjale te mira edhe nga Galiani dhe e di shume mire kete situate. Kriza ekonomike ne futboll mendoj se do te sjell shume shkembime me klubeve. Juventusi ka arsye per te blere kampione te medhenj. Per te zevendesuar Nedved, mendoj se tani nuk eshte koha per te permendur emra." Flitet emri i Kasanos, por drejtuesi i Juves ka preferuar me pare qe te flase per stadiumin e ri qe do te ndertohen, pas nenshkrimit te marreveshjes. Stadiumi i ri do te jete 49 mije vendesh dhe do te filloje te ndertohen ne muajin qershor.

50 milione Euro

Projekti i stadiumit te ri te Juventusit eshte finalizuar me nenshkrimin e kontrates nga ana e klubit bardhezi dhe Institutit per kredi sportive, qe akordoi nje kredi prej 50 milione Euro, prej 12 vjetesh, per ndertimin e stadiumin te ri.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›