E Shtunë, 31 Tetor 2026

IQT: ARMO naftë me përmbajtje normale squfuri

21/03/2009  Nafta e hedhur në treg nga ARMO, kompania e privatizuar tre muaj më parë është brenda parametrave. Analizat janë kryer nga Inspektorati Qendror Teknik në një kampion të naftës të marrë në zonën e rafinerisë së Ballshit. Specialistët pohuan se pas analizës së kryer në laboratorët e inspektoratit rezulton se përmbajtja e squfurit është 132 miligramë për kilogram ose ppm, rezultat ky në përputhje me vendimin e Këshillit të Ministrave “Për cilësinë e lëndëve djegëse benzinë dhe diesel”. Për të kryer analizën është marrë kampion nga rezervuari 51 i Rafinerisë së Ballshit, ku sasia është rreth 1 100 ton. Vetëm dy ditë më parë drejtues të kompanisë private informuan se hodhën në treg naftën e cilësisë së parë të prodhuar në vend, e cila rikthehet pas 30 vjetësh. “Objektivi ynë i ardhshëm është që të prodhojmë naftë me përqindje squfuri afër zeros dhe kjo do të arrihet në një periudhë fare të shkurtër”, - deklaroi Rezart Taçi, drejtori i përgjithshëm i ARMO-s.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›