Vdekshmëria foshnjore dy herë më e lartë se në Evropë
21/03/2009 Për çdo 100 lindje 2 bebe humbasin jetën, përfshirë këtu edhe bebet me probleme.
Zhvillohet kongresi i parë i obstetrigjinekologjisë, marrin pjesë edhe mjekë të huaj
Vdekshmëria foshnjore mbetet ende një ndër problemet madhore me të cilat po përballen institucionet shëndetësore në vend. Pavarësisht se gjatë viteve të fundit janë ndërmarrë një sërë masash parandaluese, sërish situata rezulton të jetë problematike, veçanërisht në rrethe. Gjatë ditës së djeshme është zhvilluar konferenca e parë e obstetrigjinekologjisë, ku mjekët shqiptarë kanë prezantuar dhe situatën reale që mbart ky fenomen. Gjatë raportimit të bërë është pohuar se ky tregues në vendin tonë rezulton të jetë dy herë më i lartë se shifrat që paraqesin vendet e tjera evropiane, ku për çdo 100 lindje 2 bebe humbasin jetën, përfshirë këtu edhe bebet me probleme. Ndërsa vdekshmëria amtare është në nivele të papërfillshme 1 në 10 mijë lindje. Shkak për këtë është kujdesi i paktë që tregohet si nga vetë nënat gjatë periudhës së shtatzënisë, por dhe nga mungesa e shërbimeve të specializuara që ofrojnë bluzat e bardha. “Vendi ynë ka një mortalitet perinatal (foshnjor) 2 për qind, kurse Evropa është në shifrat 1.1 për qind. Mendojmë se me rritjen e nivelit profesional të mjekëve dhe me përmirësimin e teknologjisë në Shqipëri të arrijmë këto shifra edhe ne. Me këtë mortalitet nuk futen vetëm fëmijët që janë detyrimisht të jetueshëm pas lindjes, futen dhe fëmijët që nuk janë detyrimisht të jetueshëm pas lindjes, që janë fëmijë me anomali", - ka pohuar kryetari i shoqatës se obstetrigjinekologjisë Nikita Makoku. Gjithashtu e pranishme në këtë aktivitet ishte dhe ministrja e Shëndetësisë Anila Godo, ku ka pohuar se me inicimin e reformës spitalore duhet patjetër të unifikojmë, udhëzimet që përdoren për diagnostikimin dhe trajtimin e pacientëve, të cilat duhet të jenë të detyrueshme. "Në kushtet e realizimit të reformës spitalore bëhet e detyrueshme që çdo strukturë shëndetësore që mbulon aktivitete obstetrike dhe gjinekologjike në të gjithë vendin të unifikojë qëndrimet e saj me ato të referuara nga qendra. Është e tepërt të themi se çdo gjë që ndodh në shëndetësi është e lidhur në mënyrë të detyruar me shëndetin e mirë të nënës dhe fëmijës që do të lindë", - ka pohuar Godo.