E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjirokastër, shpërthen një makinënë lëvizje e sipër, nuk ka të lënduar

GJIROKASTËR - Rreth orës 23:30 të mbrëmjes së djeshme një automjet furistradë tip Rexton ka shpërthyer në lëvizje e sipër. Makina ka shpërthyer në pjesën e prapme dhe si pasojë është dëmtuar pjesa e mbrapakolpit.

Nga shpërthimi i makinës nuk ka persona të lënduarr por vetëm dëme materiale të automjetit. Makina ka vazhduar lëvizjen për rreth 100 metra tjera edhe  pas shpërthimit më pas ka ndaluar.

Policia në vendngjarje po punon për zbardhjen e shkakut të shpërthimit. Nga informacionet e para bëhet me dije se dyshohet se automjetit i është vendosur një sasi shumë e vogël tritoli.

Rdaksia Online
Besjan Malo/Shqiptarja.com

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›