Meta, Pitella: Të angazhuar për përshpejtimin e axhendës europiane të Shqipërisë

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z. Ilir Meta priti sot në selinë e partisë, Zv. Presidentin e Parlamentit Evropian, z. Gianni Pittella. Z. Meta dhe z. Pittella diskutuan mbi zhvillimet e fundit politike në Shqipëri, mbi ecurinë e procesit të integrimit evropian dhe mbi situatën para zgjedhore. Z. Meta e falënderoi z. Pittella për inkurajimin e vazhdueshëm të forcave social-demokrate evropiane në interes të krijimit të një momenti të ri bashkëpunimi mes partive të majta në Shqipëri, duke theksuar njëkohësisht se LSI ka qenë dhe mbetet gjithnjë e angazhuar për përshpejtimin e axhendës evropiane të Shqipërisë. Në këtë kuadër, z. Meta vlerësoi kontributin pozitiv të Parlamentit Evropian në mbështetje të vendit dhe qytetarëve shqiptarë. Z. Meta dhe z. Pittella ndanë bindjen se Shqipëria ka nevojë për një ekuilibër të ri politik dhe për një moment të ri bashkëpunimi kombëtar.
...