E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri feston me të rinjtë e FRPD

04-04-2013 / Gazeta 55

Berisha: Të rinjtë, shtyllë kryesore e PD-së

Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në festën e organizuar nga studentë të Fakultetit Juridik dhe strukturat e Forumit Rinor të Partisë Demokratike në këtë fakultet, për me rastin e çeljes së fushatës elektorale.
Në një atmosferë entuziaste, mes 650 të rinjve dhe mbi 30 pedagogëve të rinj, Kryeministri ndau çaste gëzimi mes bisedave të shkurtra e batutave me ta. Kryeministri Berisha i përgëzoi të rinjtë për mbështetjen që i japin Partisë Demokratike. Partia Demokratike, tha Kryeministri, lindi si forca e të rinjve, ndaj të rinjtë do të jenë gjithnjë shtyllë kryesore e saj. Ai tha se krijimi i kushteve që të rinjtë të shprehin energjinë, talentin dhe vizionin e tyre për të ardhmen është pikësynim madhor i e qeverisë dhe programit të Partisë Demokratike.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›