E Diel, 1 Nëntor 2026

Plazh ne Shkumbin kushton me lire se ne bregdet

Në pamundësi për të frekuentuar bregdetin banorët e Elbasanit dhe Librazhdit kanë gjetur një mënyrë më pak të kushtueshme për të kaluar fundjavat e nxhehta, pushimin pranë brigjeve të luginës së Shkumbinit. Me ushqime vetjake në një natyrë plot gjelbërim dhe të pastër banorët e zonës shmangin çmimet e larta të zonave bregdetare që në këtë periudhe të vitit janë edhe të mbipopulluara.

“Duke qenë se është fundjavë dhe nuk kemi mundësi të shkojmë në plazhin e Durrësit qoftë edhe në liqenin e Pogradecit, pasi puna është e tillë, preferojmë të vijmë të pimë një kafe këtu. Ambienti është i bukur, i pastër, jo gjithë lumi Shkumbin është i pastër, por kjo pjesë po”-thotë një pushuese.

“Më pëlqen ajri. Është freskët, qetësi, uji është i mirë. Po ekonomia ku ndodhet?”-thotë një tjetër.

“Këtu natyra ka ajrin, ke ujin dhe rërën dhe pa shpenzime. Në Durrës ka popullaritet shumë dhe deti është i ndotur. Shpenzimet janë të larta. Vetëm shezlonet janë 5 mijë lekë”-shprehet një tjetër.
 
Ky lloj pushimi ka stimuluar edhe ngritjen e aktiviteteve të shërbimit nga banorët pranë zonave të bregut të lumit duke ndikuar në ekonomitë e tyre familjare dhe në uljen e papunësisë të kësaj zone me resurse natyrore të mëdha, por të varfër ekonomikisht.

Besim Dybeli                                                    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›